Caktohet masa e paraburgimit ndaj serbit të arrestuar në Jarinjë, kishte sulmuar policinë me armë zjarri vitin e kaluar

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit serb i arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Jarinjë, kishte sulmuar zyrtarët policorë vitin e kaluar.

Një muaj paraburgim kundër të pandehurit M.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar.

I pandehuri me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të peshës së veprave penale për të cilat ngarkohet, e këtë lehtë mund ta bëjë kur merret për bazë fakti se i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë ashtu që do të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, po ashtu ekziston rreziku se me lënien në liri i njëjti mund të fsheh, asgjësojë, apo ndryshojë provat që duhen të merren gjatë fazës së hetimeve, andaj sipas vlerësimit të Gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurit në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.