Momenti kur aeroplani në lëvizje ndahet në dy pjesë në aeroport!

Një Boeing-757, pjesë e kompanisë gjermane DHL u nda në dysh pasi rrëshqiti gjatë një ulje emergjente të enjten në Kosta Rika.

Aeroplani i postës ka rrëshqitur gjatë uljes, por që për fatin e mirë nuk shkaktoi viktima.

Megjithatë ky aksident shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroportit,

“Dy personat (të cilët ishin në bord) janë në gjendje të mirë shëndetësore,” u tha gazetarëve shefi i zjarrfikësve të Kosta Rikës, Hector Chaves.

Aeroplani kishte për destinacion Guatemalën. Piloti raportoi një problem me sistemin hidraulik dhe kërkoi të kthehej pas.

Nga kthimi emergjent, aeroplani rrëshqiti dhe u nda në dysh./