Dhurata Dora nënshkruan kontratë me dy gjigantë të veshmbathjeve

Dhurata Dora po vazhdon të shënoj suksese në karrierë edhe përtej kufijve shqiptar.

Por, përveç muzikës, artistja e njohur kosovare tashmë ka zgjeruar karrierën  e saj edhe si pjesë e kampanjave të ndryshme,

Së fundi këngëtarja ka bërë edhe një hap të rëndësishëm duke nënshkruar kontratë me dy gjigantë të njohur botëror të veshmbathjeve.

Dhurata ka nënshkruar kontratë me markat e njohura Puma x Zalando e me të cilat tashmë ka lansouar klipin e parë promovues.

“Jam e lumtur që jam bërë pjesë e kampanjës Puma x Zalando”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e postimit të videos.

Ndërsa, Dhurata shfaqet me stil më ndryshe, unik, shumëngjyrësh dhe atraktiv, teksa theksojmë që këngëtarja në video flet në gjuhën angleze.

Ndryshe, Dhurata ka qenë “in” edhe gjatë kësaj vere me dy projekt të lansuar e që u kthyen në hite dhe shënuan rekord klikimesh./