Këta janë dy personat që u vranë në Tiranë, vetura e të dyshuarve gjendet e djegur

Policia në Shqipëri ka njoftuar se e kanë gjetur të djegur veturën që dyshohet se iu përket autorëve të vrasjes së Erigers Mihasi dhe Armando Dumanit në Tiranë.

Makina e djegur është një Toyota me ngjyrë të errët, ku mendohet se udhëtonin të dyshuarit e ngjarjes që tronditi Tiranën mbrëmjen e së shtunës.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, të dyshuarit ishin të maskuar dhe kishin ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.