Vidal tregon hapur, dëshiron transferimin te kjo skuadër

Mesfushori kilian i Barcelonës, Arturo Vidal ka pranuar se dëshiron një transferim te Interi ku në një intervistë ka thënë se ka raporte të mira me trajnerin e ‘zikaltërve’ Antonio Conte dhe se është I gatshëm t’i ofrojë atij garanci në fushë.

Gjithashtu ai ka thënë se ndihet mirë te katalunasit mirpo dëshiron një klub ku I besojnë dhe e trajtojnë si lider të ekipit.

“Stërvitem shumë mirë dhje ndjej se mund të luaj në nivele mjaft të larta edhe për 3-4 sezone të tjera. Këtu te Barcelona kam shumë miq dhe ndihem mirë, por do të më pëlqente të isha pjesë e një ambienti ku ndihem i rëndësishëm. Me Conten kam marrëdhënie të shkëlqyera dhe ai e di se jam një fitues e mund të besojë te unë” është shprehur Vidal.

Barcelona dëshiron t’a përfshijë Vidalin në marveshjen që do t’a dërgoj sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez në kampin katalunas./Klina.info/