Sa një banesë në Fushë Kosovë, kaq para i pagoi Ballkani për Bajram Jashanicën

Bajram Jashanica është blerja më e bujshme deri më tani në afatin kalimtar të futbollit kosovar. Ballkani është përkujdesur për këtë transfer të befasishëm.

Gazeta nga Shqipëria, ‘Panorama Sport’, ka mësuar përmes burimeve të saj edhe shifrën që e ka paguar Ballkani për të marrë Jashanicën.

Klubit nga Suhareka i ka kushtuar plot 40 mijë euro transferimi i futbollistit të Skënderbeut.

Gjithashtu, lojtari do të ketë një pagë të lartë te Ballkani. Kjo i bie që pronarët e Ballkanit që poashtu merren më ndërtime të larta do të duhet të “ndajnë” përafërsisht të ardhura sa çmimi i një banese në Fushë Kosovë./