Një i dyshuar me koronavirus edhe në Vushtrri

Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Vushtrrisë për paraqitur një rast si i dyshuar për koronaviros. Ky person tashmë gjendet në Klinikën Invektive të QKUK’së ku po pret rezultatet pas marrjes së mostrave nga ana e zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Se ky person dyshohet për infektim me koronë, e ka konfrimaur për Express edhe drejtori i shëndetësisë në Vushtrirr, Sylejman Mehkolli.

“Shtabi Komunal anti Covid-19 sot ka mbajtur takimin e radhës. Njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë që në 24 orët e fundit është paraqitur 1 rast i dyshuar për Coronavirus, i cili është vizituar nga shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në shtëpinë e të dyshuarit/es dhe konfrom protokolit shëndetësor është dërguar në Klinikën Infektive të SHSUK, nga ku po presim rezultatet e analizave”, thuhet ndërkaq në deklaratën e zyrtarëve nga Vushtrria.

Ai ka bërë thirrje që qyetatrët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre si dhe ti ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.