Dhjetë të arrestuarit në aksionin e Krimeve Ekonomike sot pritet të dalin para gjykatës

Dhjetë arrestuarit në Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, lidhur me ndërtimet pa leje, sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë.

Kjo seancë pritet të mbahet në orën 10:00, ku do të vendoset lidhur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Gazeta ka mësuar emrat e shtatë prej 10 zyrtarëve, të cilët kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës:

Rajan Arapi – drejtori i Urbanizmit në Pejë,

Florije Berisha – zyrtare ligjore në Drejtorinë e Urbanizmit në Pejë,

Lorenc Marleku – drejtori i Urbanizmit në Klinë,

Ali Gashi – zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Klinë,

Ramë Melaj – drejtori i Urbanizmit në Deçan,

Jashar Blakaj – drejtori i Urbanizmit në Istog,

Rexhep Blakaj – shefi i divizionit në Drejtorinë e Urbanizmit në Istog,

Ndërkaq, Sinjali mëson se policia ka rrethuar me shirita edhe zyrën e zyrtarit për projekte në këtë drejtori, Rrustem Gashit, i cili nuk është gjetur aty.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.