Sqarim për qytetarët e Klinës lidhur me zhvillimet në seancën e VI-të Në Kuvendin Komunal në Klinë

Nga: Asamblisti i LVV Xhevxhet Berisha
Klinë, 29. 06. 2019

Me anë të kësaj shkrese dua t’i sqaroj të gjithë qytetarët e Klinës, lidhur me zhvillimet në seancën e VI-të në Kuvendin Komunal në Klinë se:
Braktisjen e seancës në pikën e pestë të rendit të ditës e arsyetoj me faktin se unë nuk isha pjesëmarrës në planifikimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2020-2022.

Gjithashtu, jam larguar nga seanca në emrin tim personal, dhe jo në emër të kryesisë së LVV, pavarësisht se e përfaqësoj këtë subjekt politik. Këtu më duhet të shtoj se gjithnjë e më tepër po shoh se partnerët e vegjël të kualicionit si LVV me dy asamblist dhe Nisma Social Demokrate me një asamblist nuk ju nevojiten partnerëve të mdhenj të kualicionit si LDK –së dhe AAK-së.

Të gjithë qytetarët e Klinës emi dëshmitar se pas raundit të parë të zgjedhjeve, ku në balotazh hyn PDK me rreth 6500 vota dhe AAK me rreth 4000 vota, të cilës i printe prof. dr. Zenun Elezaj, duke e pasur parasysh formimin intelektual të tij, kam qenë një zë i fuqishëm brenda LVV në mbështetje të personalitetit të tij.
Pra, në si Levizje Vetëvendosje vendosëm ta mbështesim prof. dr. Zenun Elezajn pa rezervë, duke pasur besim te plot tek ai. E them me përgjegjësi të plot se po të ishte ndonjë kandidat tjetër ne si LVV në asnjë rrethanë nuk do e mbështesnim AAK-në si subject politik.

Pra, ne rrugëtuam së bashku me LDK-në dhe Nismën për ta nxjerrur fitues profesorin e nderuar, pavarësisht sfidave me të cilat u ballafaquam. Gjithnjë synimi ynë ishte që Klina te kishte një menagjer të suksesshëm, që tatimpaguesi ta ket rahatin qe investimet do të shkojn aty ku asht me prioritet, aplikantet në konkurset e mundëshme të vlerësohen në baza meritore dhe o partiake, me në fjal shpresoja dhe ende kam shpres se prof. Zenun Elezaj të jet i barabart për të gjith qytetarët.

Synimi ynë është dhe ishte që të jemi pranë këtij menagjeri duke e ndihmuar në rritjen e sukseseve, duke e ndarë përgjegjësinë në proporcion me fuqinë e votës dhe duke qenë prezent dhe aktiv në të gjitha angazhimet që bëhen në të mirë të Komunës Klinës.
Ende s’më është shuar shpresa se i pari i Klinës do ti tratoj në mënyr të barabart qytetarët e Klinës pa pasur nevojë që të jemi familjar të njerzve që i rrin afër Kryetarit dhe pa pas nevoj të pajisen me librezë anëtarësie nga AAK-ja për të shpresuar ndonjë favor nga partia e cila udhëheq me Komunen e Klinës.

Dhe krejt në fund dua t’u garantoj se jam pran koalicionit, LDK, AAK, LVV dhe Nisma dhe dua të jem pesë aktive në të githa projektet me prioritet për të githa lokalitetet e Komunës së Klinës.

Me respekt, Xhevxhet Berisha/klin.info