Haradinaj për gjendjen në veri të vendit: Situata është keq dhe drejt eskalimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.

Në situatën e krijuar tani, duhet sipas tij, të gjendet një zgjidhje.

“Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.

Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.

Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit.