Arsenali fiton bindshëm ndaj Fulhamit

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Fulhamit, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 27-të në Premier League.

Golin e parë të takimit e realizoi Gabriel Magalhaes, në minutën e 21’. Vetëm pesë minuta më vonë Gabriel Martinelli dyfishoi epërsinë e Topçinjve.

Martin Odegaard, me një gol të bukur në minutën e 45’, e çoi Arsenalin në pushim me epërsi prej tre golave.

Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol dhe përfundoi me fitoren e Arsenalit.

Arsenali pas fitores mbetet në vendin e parë me 66 pikë, pas 27 ndeshjeve, teksa Fulhami renditet në pozitën e shtatë, me 39 sosh