Cakaj organizon konferencë ndërkombëtare, folës kryesor dhe i vetëm do jetë vetë ministri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do organizojë në datën 25 nëntor një konferencë me temën “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”.

Por ajo që vihet re nga programi i Konferencës është se folës kryesor dhe i vetëm do jetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Nga agjenda e konferencës duket se Cakaj do mbajë një monolog ndërsa për pjesëmarrësit është siguruar një hapësirë për diskutim prej vetëm 5 minutash.

Edhe në pjesën e dytë ku temë diskutimi do jetë “Roli i Shqipërisë në promovimin e trashëgimisë kombëtare” sërish folës i vetëm do jetë Cakaj.

Zakonisht konferencat mbahen me disa folës të cilët diskutojnë për një temë të caktuar, ndërsa kjo konferencë ngjan më shumë me një deklaratë për shtyp.