Policia futet në një shtëpi në Vitomericë, gjen armë e municione të ndryshme

Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanё pranuar informacion se nё njё shtёpi private nё fshatin Vitomiricё dyshohet se ka armё.

Policia menjëherë ka dalë nё atё lokacion dhe me urdhёr tё prkurorit tё shtetit ka filluar njё hetim lidhur me rastin.

Nga Gjyqtari i procedurёs paraprake kemi marrё udhёr pёr kontroll/bastisje tё shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse, gjatё kontrollit nё shtёpinё e tё dyshuarit i cili gjendet nё boten e jashtme janë gjetur dhe sekuestruar:

• Njё (1) Armё e gjatё automatike cal:7.62 dhe njё (1) karikator

• Njё (1) Armё e gjatё tipi mosberg cal:308, dhe njё (1) dylbi e armёs

• Njё (1) Pistoletё Sig Sauer cal:9×19 dhe dy (2) karikator

• Dyzet e shtatё (47) fishekё cal. 7.62 mm

• Njёzet e shtatё (27) fishekё cal 308 dhe dhjetё (10) gёzhoja

• Pesёdhjetё e shtatё (57) cal 9×19 dhe tridhjetё (30) gёzhoja

• Katёr (4) fishekё cal 9mm.

Me udhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet “Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё.