Arrihet koalicioni: AAK mbështet PDK-në në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për garën e balotazhit në Malishevë.

Kjo është bërë e ditur nga vet PDK në Malishevë.

“Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se në balotazh në Malishevë, PDK do të garojë me Nismën.

AAK ndërkaq që sot i doli në përkrahje kandidatit të PDK-së, Isni Kilaj, kishte marrë në raudin e parë 4.12 për qind.

Njoftimi i plotë nga PDK:

Marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje

Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës.

Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën.

PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës.

Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

Malisheva është e të gjithë qytetarëve dhe partive që jetojnë dhe angazhohen në këtë Komunë, ne jemi gati që bashkë me AAK-në, bashkë me subjektet e tjera politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim Malishevës Qeverisjen që e meriton.

Bashkë me AAK-në!

Bashkë për Malishevën!.