Haradinaj: Të premten paraqesim listën e plotë të kandidatëve për deputetë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka njoftuar se nesër (e premte) do të prezantojë listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja është e vendosur që të kontribuojë për vendin në parlament, Qeveri por edhe atë si president.

“Kosovës i duhet fuqi por edhe unitet për hir të vendit, stabiliteti i brendshëm është faktor kryesor për progresin ekonomik dhe integrimin në NATO dhe BE. AAK-ja do të kountriboj në kuvend, qeveri por edhe me mu si president, që të sigurojë pavarësinë, sovranitetin. Ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilin do të krenohemi të gjithë”, tha ai.

Po ashtu, ai para mediave prezantoi disa nga kandidatët për deputetë

“Në AAK kemi zgjedhur kandidatat tanë, si përfaqësues të qytetarëve. Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve tanë, në mesin e tyre dy të tretat janë të rinj. Sot para jush do të prezantojë disa prej tyre: Profesor Dr. Shemsedin Dreshaj, Shukrije Bytyqi – profesoresh e Kimis në Malishevë, Dr. Shqipe Krasniqi-Kastrati, Kaltrina Morina nga Drenasi, Profesor Dr. Shkelqim Yllaku, Ismet Vehbi Shamolli- ingjinier, Diellza Kukaj, Greta Daçi”, tha Haradinaj.