Theret më thikë një burrë në Skenderaj

Në fshatin Polac në Skenderaj dje rreth orës 14:57 është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti pas një zënke e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën.

Policia e Kosovës ka thënë se viktima është dërguar në tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Tutje Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Në anën tjetër, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.