Dhunë ndaj gruas, arrestohet pronari i ‘Shell Kosova’ Lulzim Kryeziu

Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, është arrestuar mbrëmë si i dyshuar për dhunë në familje.

Kryeziu është denoncuar nga bashkëshortja e tij. Sipas Sinjalit e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, ku Kryeziu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke e sulmuar atë fizikisht.

Përveç Lulzim Kryeziut, si dëshmitar është intervistuar edhe një anëtar i familjes së tij.

Ndërsa mbrëmë rreth orës 19:00, Kryeziu është paraqitur në stacion dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.

Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kryeziu do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa bashkëshortja e tij ka shkuar te familja e saj, pasi që e njëjta nuk ndihet e sigurt të vazhdojë bashkëjetesën me biznesmenin e njohur kosovar.

Kujtojmë se, Gazeta Insajderi ka raportuar para dy ditësh për betejën gjyqësore mes biznesmenëve Arbër e Lulëzim Kryeziu dhe motrës së tyre. Motra është ankuar se vëllezërit e kanë përzënë nga hisja. Asaj nuk i lejohet qasja në firmën Al Petrol e Royal, të kontrolluara nga vëllezërit e sa