Sulmi i Hamasit, Blinken: Kemi informacion se kanë vdekur amerikanë në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për sulmin e befasishëm të Hamsait ndaj Izraelit, në të cilin më shumë se 600 njerëz janë vrarë deri më tani.

Sipas tij, SHBA ka informacione se mes viktimave, të vrarë nga Hamasi ka edhe amerikanë.

“Ka raporte se disa amerikanë kanë vdekur në Izrael, ne po punojmë për këtë”, tha Blinken.