LAJMI I FUNDIT: Zelensky pranon bisedimet me Rusinë, caktohet vendi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka pranuar që të bisedojë me zyrtarët rus rreth çështjes së luftimeve.

Ai tha se në vendi se ku do të mbahet takimi është në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, përkatësisht në zonën e lumit Pripay.

“Rezultati i bisedës me Lukashenko: Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa kushte paraprake në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat”, ka shkruar Zelensky.