Presidenti i propozon Kuvendit të shpallë Gjendje të Jashtëzakonshme

Sonte është mbajtur takimi i Këshillit të Sigurisë në objektin e kryeministrisë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë mbledhje është vendosur që

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se  t’i propozoj Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtzakonshme në Kosovë në konferencë për media.

“Kosova nuk është vend i izolouar. Është e përfshirë nga koronavirusi 19 që paraqet shqetësim për të gjithë botën dhe njerëzimin. Edhe për Kosovën pas paraqitjes së rasteve, 19 raste. Tani do të ballafaqohemi me një të keqe që mund ta kalojmë vetëm bashkarisht. Realiteti është ky që është një realitet i hidhur por thrras për kujdes të shtuar, pa dashur të bëj panik.

Jemi në një rrethanë të papërjetuar më parë dhe si shtet duhet t’i marrim përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

Ne ballafaqohemi jo me një grip sezonal por me një virus vdekjeprurës prandaj duhet të angazhohemi të gjithë më të gjitha potencialet që kemi.

Duke respektuar Kushtetuten e vendit dhe ligjet un sonte kam thirrur në takim Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Pas konsultave me kryeministrin dhe këshillin e sigurisë dëshiroj të potencoj që të mos eskalohet situata më tutje.

Atë që e theksoj sante nuk e kam menduar kur që mund të vij ky moment që të deklaroj që jemi të detyruar që të propozojmë dhe deklarojmë, duke respektu kushtetutën e vendit.

Do ti propozoj Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtzakonshme në Kosovë. Ajo përfshin mobilizmin e tërsishëm dhe maksimal të FSK. Ky dekret po ndodh për shkak të fatëkeqsisht”, ka thënë