Kurti njofton për pagesën shtesë për pensionistët për muajin prill

Qeveria Kurti ka marrë vendim për pagesën shtesë prej 100 euro për pensionistët për muajin prill,

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media.

“Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionistëve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill. Ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuar, të veteranit e kështu me radhë”, tha Kurti,