Ka 3 ditë që mbeturinat po qëndrojnë buzë rrugës në këtë fshat të Klinës

Rinia e fshatit Gjurgjevik i vogël të Klinës, këtë të diel kanë marrë iniciativë për pastrimin e rrugëve të këtij fshati.
Është për t’u mbështetur iniciativa e tillë.
Ata kanë grumbulluar gjithë mbeturinat në një vend duke kërkuar nga kompania e pastrimit e kontraktuar nga komuna që t’i marrë ato.
Fatkeqësisht qeset e grumbulluara të mbeturinave ende po qëndrojnë aty.