Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë: Partitë i kemi në Parlament, këtu punojmë si ekip

Ka filluar mbledhja e parë e qeverisë së ushqehu nga kryeministri i ri i vendit, Albin Kurti.

Kurti ka nisur mbledhjen e qeverisë së tij e cila ka 15 ministri, 10 të udhëhequra nga meshkujt, pesë nga femrat dhe dy zv/kryeministra.

Para pak minutave Kurti pranoi detyrën zyrtare nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli.

Në mbledhjen e parë ceremoniale, Kurti tha se do të ishte mirë që të gjithë të mësojnë përmendësh programin qeverisës që del nga marrëveshja e përbashkët.

“Të gjithë do të zgjohemi në mëngjes e do të flejmë në mbrëmje me këtë program.Të beheëmi të thjeshtë e të drejtë ashtu sic janë qytetarët anë, aq të njëjtë.Minsitri i Bujqësisë të kalojë më shumë kohë me fermerët sesa në zyre, e ministri i Shëndetësisë do të kalojë më shumë kohë me pacientë. Pra jo të rrinë ulur në kolltukë, por të zbresin poshtë tek qytetari, sepse atje është e vërteta jonë.Mandati është mirë të kuptohet si privilegj për të shërbyer, e jo për të urdhëruar. I jepni kuptim pozitës së ministrit, cfarë s’ka pasur asnjëherë në Kosovën e pasluftës. Duhet punuar si ekip, sukseset dhe dështimet janë kolektive e jo personale aq më pak partiake. Partitë i kemi në Parlament, këtu punojmë si ekip”, tha Kurti, raporton Indeksonline.

Ai gjithashtu theksoi se në këtë qeveri nuk do të ketë LVV, LDK, e LS do të jemi Qeveria e Kosovës që punon bashkë për të mirën e përbashkëta.

“Në këtë drejtim dera ime është e hapur për çdo ditë, në çdo orë e çdo minutë.Asgjë nuk është me rëndësishme se sa realizimi i programit qeverisës dhe zbatimi itj, qëllimet i kemi të mira e dëshirat për suksese të mëdha.Energjia e akumuluar në opozitë është koha të kthehet tani. Mbështetjen e gjeni tek unë, tek njëri-tjetri e njëra-tjetra.Tashmë e kuptoni se ky shans është unik që të tregoni aftësitë e juaja përkushtimin e ndershmërinë tuja.Takimet tona do të jenë të shpeshta që te koordinojmë punë e bashkëpunimin mes vete, pasi ministritë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ashtu si edhe puna e juaj. Qeveria jonë është pasqyrë ku qytetarët e shohin vetveten”, shtoi Kurti.