Renditja e re e FIFA-s: Ndryshime të mëdha në krye, Shqipëria dhe Kosova e mbyllin vitin në pozitën e njëjtë

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA ka përditësuar renditjen e re për Përfaqësuese pas përfundimit të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Ndryshimet më të mëdha zakonisht kanë ndodhur tek Përfaqësueset që kanë marrë pjesë në Kampionatin Botëror, me Brazilin që tani e sheh vetën në krye.

Pas brazilianëve në vendin e dytë është Kombëtarjae Argjentinës që është ngritur në pozitë, derisa e treta është Franca duke lënë mbrapa Belgjikën në vendin e katërt dhe Anglinë në vendin e pestë.

Në top 10-she ndodhen edhe Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Vlen të përmendet fakti se ngritje kanë pësuar edhe Maroku në vendin e 11-të, Zvicra në të 12-tin, SHBA në vendin e 13, derisa Gjermania pas një kohe të gjatë e sheh vetën në pozitën e 14.

Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka ndryshuar fare pozitë dhe mbetet në vendin e 66-të.

Pozicion nuk ka ndryshuar fare as Përfaqësuesja e Kosovës dhe e mbyll në pozitën e 107 vitin 2022.

Kujtojmë që futbolli i përfaqësueseve rikthehet në aksion në mars të vitit të ardhshëm me ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. /Gazeta Olle/