Thirrje për aplikim në Klubin Teatror në Klinë

Artpolis, në bashkëpunim me Komunën e Klinës, do të themelojë Klubin Teatror më 20 shtator, 2023. Pjesë e Klubit do të jenë rreth 20 të rinj dhe të reja nga qyteti i Klinës të moshës 15+.

Pjesëmarrësit e Klubit Teatror do të përfshihen në procesin e krijimi të një shfaqje teatrore forum teatër, premiera e së cilës do të realizohet në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

Të rinjtë dhe të rejat do të mësojnë mbi aktrimin, lëvizjet skenike, interpretimin, paraqitjen para publikut, dhe artin skenik nën mentorimin e aktorëve profesionistë të Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, Shpëtim Selmani dhe Qendresa Kajtazi, si dhe koreografi i Trupës së Artpolis, Robert Nuha.

Kush mund të aplikojë: Të rinjtë dhe të rejat e interesuar për të qenë pjesë e një procesi kreativ, me talent në aktrim, këndim, interpretim, dhe shkrim nga mosha 15-25 vjeç.

Detajet e tjera të thirrjes, dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes këtij linku:

https://docs.google.com/forms/d/1kkItnJBkCgYa_ZI0xMNgg9-elhyiHeHZDgmlyJAVM60/edit