Kurti kërcënon opozitën: Nëse shkojmë në zgjedhje, do të iu zhduku

Albin Kurti është përgjigjur në kërkesën e partive opozitare për shkuarjen në zgjedhje. Kryeministri ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje, opozita do të zhduket.

“Kam dëgjuar kohëve të fundit se opozita po kërkon dorëheqjen time. Herë po e kërkon shkarkimin tim e herë zgjedhje të reja. Zgjedhje e parakohshme nuk i konvenojnë qeverisë e as opozitës. Opozitës s’i konvenojnë sepse i humbë. E qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita. Unë jam i interesuar që opozitën ta mposhti në zgjedhje, por s’jam i interesuar që ta zhduku” ka thënë Kurt