Plagosja me armë zjarri në lokalin ‘Exit Lounge’ në Prishtinë, 37-vjeçari dërgohet në spital

Lajmin e ka konfirmuar për edhe Policia teksa burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për lokalin ‘Exit Lounge’.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës,

Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.”