FATON BERISHA SOT NË KLINË FITOI QYTETARIA

SOT NË KLINË FITOI QYTETARIA

Në cilësinë e ekologut, dhe në cilësinë e njërit nga 4300 nënshkruesit e peticionit, sot pata nderin t’i drejtohem Kuvendit Komunal të Klinës, duke ofruar argumentet shkencore rreth pasojave negative që mund të vijnë nga fabrikat e çimentos.
Falënderoj nismëtarët e këtij peticioni dhe gjithë qytetarët nënshkrues e mbështetës të kësaj nisme. Përgëzoj anëtarët e Kuvendit Komunal nga i gjithë spektri politik, për reflektim pozitiv, dhe respektim të vullnetit qytetar të materializuar me votë në Kuvend.
Nisma në esencë ishte manifestim brilant i qytetarisë, pa asnjë element subjektiviteti, me të vetmin qëllim dhe mision: ndaljen e një të keqje që u kanosej gjithë qytetarëve.
Uroj që ky brum qytetarie edhe në të ardhmen të jetë në funksion të kujdesit dhe përmirësimit të jetesës sonë, duke mbrojtur të drejtat tona dhe duke disiplinuar institucionet shtetërore.
Pushtetet shkojnë e vijnë, kurse shteti mbetet.
Shtylla kryesore që e mban shtetin janë qyetarët e tij, pa qytetar nuk ka kuptim ekzistenca e shtetit!

SHARE