Zenun Elezaj njofton se në Siqevë po vazhdon puna për shtrirjen e rrjetjt të kanalizimit dhe rrugëve fushore me zhavor

Në Siqevë po vazhdon puna për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe shtrimin e rrugëve fushore me zhavorr.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se ky projekt po realizohet me buxhetin komunal e i cili ka një vlerë prej 35 000 euro.

“Ky projekt po realizohet me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe i cili lehtëson qasjen e bujqve e fermerëve gjatë punës në bujqësi. Si çdo herë planifikimi dhe realizimi i projekteve pa dallime e në koordinim me qytetarët është dhe mbetet një nga parimet tona si qeverisje komunale. Me investime të tilla do të vazhdojmë edhe në fshatra tjera”, ka shkruar Elezaj.