Kërkesa e Sveçles për pasaportat e skaduara, deklarohet MPB e Gjermanisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ditë më parë  i ka drejtuar një kërkesë shtetit të Gjermanisë, duke kërkuar që qytetarët e Kosovës të lejohen të hyjnë në Gjermani me pasaportë të skaduar.

Deri të kjo kërkesë ka ardhur pas mungesës së materialit për pasaporta.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë kanë konfirmuar për Indeksonline se e kanë pranuar kërkesën nga MPB e Kosovës.

Në përgjigjen e tyre thuhet se deri tash nuk ka një vendim dhe se kërkesa është duke u shqyrtuar.

“Ministria Federale e Punëve të Brendshme ka pranuar kërkesën nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Gjermania njeh pasaportat me vlefshmëri deri në dhjetë vjet në përputhje me udhëzimet globale të ICAO. Megjithatë, kërkesa nga Kosova është ende në shqyrtim”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme në Gjermani.

SHARE