Trump: Ne ndaluam vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin e Karolinës Veriore tha se administrata e udhëhequr nga ai është duke ndaluar vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për shumë vite”, ka deklaruar Trump.

“Ndaloni vrasjet”, u thashë “djem, le të bashkohemi”, theksoi Trump para qindra njerëzve në Karolinën Veriore.

Nesër në Kosovë do të vijë delegacioni i Qeverisë së ShBA-së, i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Korporata Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar në ShBA nënshkroi letrat e interesit bashkë me Bankën për Eksport-Import për të nisur procedurat për ndërtimin e autostradës që do të lidhë Kosovën dhe Serbinë.

Kjo vizitë e delegacionit amerikan po realizohet dy javë pas nënshkrimit të marrëveshjes 16 pikëshe mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

SHARE