OVL UÇK në Klinë mblidhen për ta kujtuar Sandokanin, në 25 vjetorin e vrasjes

Janë bërë 25 vjet nga vrasja e Komandantit të UÇK-së Abedin Rexhaj – Sandokani nga fshati Vojnik i Skenderajt, Shkruan Klina info.

Në kujtim të tij, miq, familjarë e bashkëluftëtarë u mblodhën sot te lapidari i Sandokanit, organizim ky nga OVL UÇK, dega në Klinë.

Homazhe bën edhe tek shtatorja e Mujë Krasniqit dhe Arben Halitit.

Në këtë përvjetor të pranishëm ishin edhe organizata e motoristave të UÇK-së./Klina.info/