Tronditet Italia, 6 të vdekur dhe 11 të plagosur në një aksident

Ka ndodhur një aksident në Itali ku 6 gjermanë mbetën të vdekur e 11 të tjerë të plagosur.

Aksidenti ndodhi në ora 1:15 të mëngjesit në rajonin e Tirolit Jugor që kufizohet me Austrinë, shkruan Indeksonline.

Pasi kaluan një mbrëmje në një restorant, një grup i turistëve të rinj gjermanë ishin afër autobusit të tyre kur një veturë, duke lëvizur me shpejtësi të madhe i goditi ata.

Gazeta Corriere della Serra tha se shoferi ishte një burrë 28-vjeçar dhe që “mund të ketë pasur një nivel të lartë të alkoolit në gjakun e tij”.

Gjashtë persona vdiqën në vend të ngjarjes, ndërsa 11 të plagosurit u dërguan në spital, ku tre prej tyre ishin në gjendje të rëndë, përfshirë një grua që u transportua me helikopter në Austri./