Home Blog Page 2
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran. Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, derisa viktima po punonte në terren. Krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e...
Është mbyllur me fund të mirë rasti i zhdukjes së 62-vjeçarit Bajram Gashi, i cili ishte raportuar i humbur në Kroaci që nga 14 prilli. Sipas konfirmimit më të fundit nga familjarët, ai është gjetur shëndoshë e mirë në Gjermani, duke i dhënë fund shqetësimit disa ditor për fatin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij,...
Dega e LDK’së në Klinë ka njoftuar se nesër do të mbahen homazhe në nderim të 25-vjetorit të vrasjes së Ismet Rraci, ish-kryetar historik i Komunës së Klinës dhe njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në këtë qytet. Në këtë aktivitet përkujtimor do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Kryesinë qendrore dhe strukturat...
Kuvendi i Komunës së Klinës do të mbajë seancën e IV-të të rregullt për vitin 2026, më 24 prill (e premte), duke filluar nga ora 10:00. Në këtë seancë pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa pika të rëndësishme, përfshirë raportin e menaxhimit financiar për periudhën janar–mars 2026, rekomandimet e KPF-së, si dhe propozimet për formimin dhe funksionalizimin e disa komiteteve...
Rinia Demokratike e Kosovës – Dega në Klinë njofton opinionin publik dhe mediat se më 24 prill 2026 (e premte), nga ora 09:00 deri në 10:00, do të zhvillojë një aksion paqësor para objektit të Komunës së Klinës. Ky aksion ka për qëllim kundërshtimin e projektit për asfaltimin e sheshit “Mujë Krasniqi”, i cili sipas vlerësimit tonë nuk reflekton prioritetet...
Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të Kombit, Kamer Bacaj (16.09.1958 – 23.04.1999), i cili ra në mbrojtje të lirisë së Kosovës në Shupkoc të Mitrovicës, më 23 prill 1999. Kamer Bacaj, nga Gremniku, ishte një ndër bijtë më të devotshëm të atdheut, i cili me guxim dhe përkushtim iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...
Sot, është ndarë nga jeta akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e cila njoftoi se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë. Sipas njoftimit të familjes, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime...
Duke filluar nga 1 maji 2026, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të zbatojë një sistem të ri organizimi në repartin e Emergjencës, duke kaluar për herë të parë në triazhimin e pacientëve, një praktikë standarde në shumë sisteme shëndetësore moderne. Ky ndryshim nënkupton se pacientët do të trajtohen në bazë të shkallës së urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore,...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. “Më 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatoj se Kuvendi miratoi Projektligjin nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Faleminderit”, ka thënë kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu. Ky projektligj do të jetë i rëndësishëm për të gjitha sektoret, teksa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi...
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike. Këto janë vendimet që janë marrë : Miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Miratuar në parim nismën për lidhjen e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencia Franceze...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS