25 vite krenari dhe kujtim: Ismet Rraci, emri që nuk shuhet në historinë e Klinës

Dega e LDK’së në Klinë ka njoftuar se nesër do të mbahen homazhe në nderim të 25-vjetorit të vrasjes së Ismet Rraci, ish-kryetar historik i Komunës së Klinës dhe njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në këtë qytet.

Në këtë aktivitet përkujtimor do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Kryesinë qendrore dhe strukturat e degës në Klinë.

Sipas njoftimit, homazhet do të zhvillohen më 24 prill 2026 (e premte), duke filluar nga ora 10:00 pranë bustit të Rracit, para objektit të Komunës së Klinës. Më pas, në orën 10:30, do të vazhdohet me homazhe te varrezat në fshatin Siçevë.

Dega e LDK-së në Klinë ka ftuar të gjitha strukturat e saj, veprimtarët dhe qytetarët që të marrin pjesë në këtë përvjetor, për të nderuar jetën dhe veprën e Ismet Rracit, i cili konsiderohet një nga figurat që ia kushtoi jetën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.