Kuvendi i Komunës së Klinës mban seancë më 24 prill, me këtë rend dite

Kuvendi i Komunës së Klinës do të mbajë seancën e IV-të të rregullt për vitin 2026, më 24 prill (e premte), duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa pika të rëndësishme, përfshirë raportin e menaxhimit financiar për periudhën janar–mars 2026, rekomandimet e KPF-së, si dhe propozimet për formimin dhe funksionalizimin e disa komiteteve komunale.

Po ashtu, në rend dite janë edhe çështje të tjera si zëvendësimi i një anëtari të KKSB-së dhe themelimi i komiteteve për shëndetësi, arsim, urbanizëm, shërbime publike dhe pronë.

Seanca do të përfundojë me pyetje dhe përgjigje nga anëtarët e Kuvendit.