Rinia Demokratike e Kosovës në Klinë proteston kundër asfaltimit të sheshit “Mujë Krasniqi”

Rinia Demokratike e Kosovës – Dega në Klinë njofton opinionin publik dhe mediat se më 24 prill 2026 (e premte), nga ora 09:00 deri në 10:00, do të zhvillojë një aksion paqësor para objektit të Komunës së Klinës.

Ky aksion ka për qëllim kundërshtimin e projektit për asfaltimin e sheshit “Mujë Krasniqi”, i cili sipas vlerësimit tonë nuk reflekton prioritetet reale të qytetarëve dhe të rinisë së Klinës.

Sllogani i aksionit është:“400.000€ për beton! Ndërsa rinia po largohet”

Rinia Demokratike e Kosovës – Dega Klinë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit publik, transparencës dhe përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje.