27 vjet nga rënia heroike e Heroit të Kombit, Kamer Bacaj nga Gremniku i Klinës

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të Kombit, Kamer Bacaj (16.09.1958 – 23.04.1999), i cili ra në mbrojtje të lirisë së Kosovës në Shupkoc të Mitrovicës, më 23 prill 1999.

Kamer Bacaj, nga Gremniku, ishte një ndër bijtë më të devotshëm të atdheut, i cili me guxim dhe përkushtim iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë jetën për idealin më të shenjtë, lirinë.
Kalojnë vitet e do të kalojnë edhe shekuj, por emri dhe vepra e dëshmorëve do të mbeten gjithmonë të gjalla në mendjet dhe në kujtesën tonë historike.

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Kamer Bacaj!
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!