Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07;00 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit.

Nga fotot shihet se në këtë aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë, raporton lajmi.net.

Ende nuk dihet se sa persona janë lënduar në këtë rast.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë dhe njësitet e policisë