Fatjona Berisha largohet nga KV Klina dhe shkon në KV Theranda

Volejbollistja nga Klina që ka luajtur për KV Dukagjini, e së fundi për KV Klina, la këtë ekip për të shkuar në KV Theranda ( Suharekë ). Fatjona është një volejbolliste e çmuar dhe e përgatitur shumë mirë, por për shkak të kushteve jo të mira në KV Klina, depërtoi për tek KV Theranda. Ajo këtë sezon luan pra për KV Theranda./Klina.info/