11 rastet në Bokshiq të Klinës, rezultojnë NEGATIV

Sonte IKSHPK ka dhënë një lajm të mirë dhe tejet shpresdhënës në njoftimin e fundit.

Vetëm 6 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus, e janë shëruar 5 persona.

Edhe nga komuna e Klinës, kemi lajm të mirë. Këtë e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu.

“Nga fshati mē i bukur në Kosovë ,Bokshiqi ,
11 raste NEGATIV

Ju lutemi qëndroni në shtëpi”, shkruan ai./