Jep dorëheqje drejtori i Spitalit të Pejës

Dr.Besnik Ibraj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë.

Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional.

Në pozitën e U.D. të Drejtorit Mjekësorë sot është emëruar Dr. Gani Rama – Internist me përvojë.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Dr.Fazli Shala ka falënderuar Dr.Besnik Ibraj për kontributin e dhënë, duke potencuar se bashkëpunimi dhe koordinimi me tashmë ish Drejtorin Mjekësor dhe me secilin të punësuar do të jetë i vazhdueshëm drejtë synimit për të avancuar punën në Institucionin tonë.