Zhduket një 15 vjeçar në Drenas, Policia kërkon ndihmën e të gjithëve për gjetjen e tij

Shkëlzen Zekaj, 15 vjeçari nga fshati Nekoc i Drenasit ka më shumë se një javë që është zhdukur.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për gjetjen e tij.

“Ju njoftojmë se më datë 04.07.2020, në stacionin policor në Drenas, është raportuar për një person të zhdukur.

Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për personin Shkelzim Zekaj, i lindur në vitin 2005, banues në fshatin Nekoc të Drenasit.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192″ thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës./