Gjykata Themelore në Pejë, refuzon kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Lorenc Marlekut dhe Ali Gashit

Javën që lamë pas saktësisht mesditen e datës 15 korrik, në Klinë u ndaluan dy persona zyrtar, drejtori i Urbanizmit në këtë komunë Lorenc Marleku dhe punonjësi komunal Ali Gashi.

Të dy u ndaluan me dyshimin për bashkëkryerje për keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Por, të njëjtit më pas u liruan në arrest shtëpiak.

Megjithatë janë publikuar dokumentacione që tregojnë se ishte Prokuroria Themelore në Pejë që bëri njoftimin për ndalim të dy zyrtarëve nga Klina, ndërsa në dokumentin e Gjykatës Themelore thuhet se është refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve Lorenc Marleku dhe Ali Gashi.

Tërë këtë avokati i Marlekut, Emrush Kastrati e ka quajtur si spektakël mediatik të Prokurorisës së Pejës për të cilën thotë se ka dështuar./Klina.info