U MBAJT SEANCA E X-të E KUVENDIT TË KOMUNËS SË KLINËS

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur seanca e X-të e rregullt e punës së Kuvendit të Komunës së Klinës.
Seancën, e cila filloi me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri, e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Fadil Gashi. Në këtë seancë të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetari, prof. Besim Hoti, drejtorët e drejtorive, këshilltarët komunal, përfaqësues të Policisë së Kosovës në Klinë, përfaqësues të OSBE-së dhe të organizatave joqeveritare etj.

Kuvendi Komunal votoi në mënyrë unanime propozimin e Kryetarit të Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, që të ndahen 5 000 euro të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri.

Po ashtu, në këtë seancë u bë betimi i anëtarit të ri të Kuvendit, z. Arben Limanaj, i cili zëvendësoi anëtarin e Kuvendit, z. Enver Gashi.

Seanca vazhdoi me pikat e parapara të rendit të ditës.