Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

“Më 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim konstatoj se Kuvendi miratoi Projektligjin nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Faleminderit”, ka thënë kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

Ky projektligj do të jetë i rëndësishëm për të gjitha sektoret, teksa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se vonesa për miratimin e këtij projektligji u bë për shkak të pranimit të rekomandimeve nga të gjitha kategoritë e shoqërisë.