VIDEO/ Ndihmat kthehen në pirg plehrash, të pastrehët me duart bosh

Një situatë tejet kaotike paraqitet pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Gazetari i Abc News, Juxhin Mustafaraj raporton në lidhje direkte se kjo situatë ka ardhur prej mungesës së koordinimit të institucioneve që po merren me shpërndarjen e ndihmave.

Ai shprehet se banorët që kishin nevojë për veshje dhe ushqime kanë ikur të zhgënjyer. Tashmë para Pallatit të Sportit shihen dyshekët dhe veshjet që janë hedhur në tokë, ndërsa nevojtarët janë larguar me duart bosh…

Të tjerë banorë duket se po gërmojnë nëpër qese për të gjetur ndonjë veshje të përshtatshme.

Ndiqni raportimin e plotë të gazetarit të Abc News