Katër shqiptarë e bëjnë për spital një serb në Mitrovicë

Një serb është dërguar në Spitalin e Mitrovicës pasi dyshohet se katër shqiptarë e kanë rrahur.

Sipas policisë të dyshuarit të nacionalitetit shqiptar janë  rreth moshave 18-19 vjeç.

“Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri 31.01.2020-22:00. Raportohet se me datën 01.02.2020 rreth orës 02:57 viktima mashkull K/Serb ishte dërguar në Spitalin e Mitrovicës për shkak të lëndimeve të marra të cilin dyshohet se e kishin sulmuar rreth katër persona të dyshuar të nacionalitetit shqiptar rreth moshave 18-19 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Rastit ju kanë përgjigje njësitë policore dhe vazhdon të hetohet. /

SHARE