KRYETARI ELEZAJ PRITI NË TAKIM DREJTORIN E OSCE-SË, Z. RICCARDO CELEGHINI

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj dhe drejtori i Administratës, z. Binak Sylaj, kanë pritur në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSCE-së, z. Riccardo Celeghini.

Kryetari Elezaj dhe z. Celeghini, biseduan rreth planeve strategjike për investime dhe sfera të tjera, ecurinë rreth formimit të këshillave lokale, sfidat dhe vështirësitë në qeverisje si dhe projektet e viteve të ardhshme.

Të dy palët shprehën gatishmërinë e pakursyer për të qenë përkrahës të njëri-tjetrit në shumë procese të së ardhmes.