Ka të lënduar në aksidentin në Zajm

Klina.info pak më parë raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur në Zajm të Klinës.

Në këtë aksident është përfshirë një kamion dhe një makinë.
Si pasojë e përplasjes vetura thuajse është shkatërruar, derisa sipas dëshmitarëve kanë mbetur të lënduar 3 persona, në mesin e tyre një fëmijë, i cili dyshohet se është në gjendje të rëndë.
Njësitet relevante të Policisë së Kosovës po merren me rastin.